Mesfushori i Barcelonës, Pedri do të rikthehet këtë fundjavë nga një mungesë tre mujore prej dëmtimit. Pedri mori një lëndim muskulor në stërvitje më 24 gusht.
Ai pritej të kthehej pas gjashtë javësh, por rikuperimi i tij është vonuar. Megjithatë, ai do të jetë i gatshëm për minuta këtë fundjavë.
Xavi zbuloi në konferencë për shtyp të se maestro i mesfushës së tij duhet të jetë gati për këtë fundjavë: “Ai është i disponueshëm dhe 100%. Për mua ai duket gati dhe është një lajm i mrekullueshëm për ekipin.”
Pedri fillimisht ‘shigjetoi’ El Clasicon, të luajtur fundjavën e kaluar, si një datë ideale e kthimit, por stafi mjekësor i Barçës vendosi se ai nuk ishte në gjendje të luante kundër Real Madridit, një ndeshje që skuadra e tij humbi, 2-1.
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...