Trajneri i Barcelonës, Xavi këmbëngul se gara për titull në LaLiga është e arritshme.
Objektivi real I katalanasve këtë sezon ka qenë kualifikimi për në Ligën e Kampionëve, por Xavi mendon se skuadra mund të bëjë edhe me mirë përpara derbit kundër Espanyol.
“Ne nuk përjashtojmë asgjë, por distanca është e vështirë”, tha ai në konferencën e tij për shtyp në lidhje me një sfidë për titull.
“Qëllimi është të përfundojmë në top katërshe, por nuk po përjashtojmë asgjë. Ndjenja po bëhet gjithnjë e më e mirë, le të shohim se sa larg mund të shkojmë”.
“Jemi përmirësuar, por duhet të dimë të sulojmë në hapësirë, të mos shkëputemi nga strategjia jonë dhe që anësorët të arrijnë në lojërat sulmuese”.
‘Në një nivel taktik, ne jemi përmirësuar shumë. Në përgjithësi jemi duke u përmirësuar në shumë aspekte. Mendoj se po përmirësohemi sepse po marrim përgjegjësinë për lojërat”.
Dani Alves do të humbasë ndeshjen për shkak të pezullimit me karton të kuq ndaj Atletico Madrid, diçka për të cilën ankohet Xavi.
“Ndihem keq, ai është nj lojtar shumë i rëndësishëm dhe do të na mungojë”, tha ai.
Ai e kupton lojën e pozicionit, shënon, jep asistime, do të na mungojë në katër ndeshjet e ardhshme”, përfundoi tekniku spanjoll./Arbresh.info
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...