Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso thuhet se nuk ka besim te sulmuesi Rodrygo Goes, pavarësisht deklaratave të tij.
Xabi Alonso ka thënë se njerëzit duhet të shqetësohen më pak për Rodrygon pas ndeshjes me Osasunën, pasi është vetëm një ndeshje.
Megjithatë, mediumi The Athletic beson se e gjithë kjo është vetëm reklamë nga trajneri i ri i Real Madridit.
“Rodrygo nuk luajti fare në ndeshjen hapëse të ligës të së martës kundër Osasunës – a beson vërtet dikush se Alonso do ta kishte mbajtur në stol nëse do të mendonte se sulmuesi mund ta ndihmonte ekipin?”, ka thënë Mario Cortegana.
“Me ndeshjen pa gola dhe më vonë, kur Real Madridi po fitonte, Alonso i dha përparësi një fillimi të mirë duke u kthyer te Mastantuono dhe më pas te Gonzalo si zëvendësues”, përfundoi Cortegana.
Pavarësisht të gjithave, Rodrygo duket i vendosur të qëndrojë te Real Madridi këtë sezon, me afatin kalimtar që mbyllet brenda 10 ditësh. /Telegrafi/
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...