Trajneri Xabi Alonso ka reaguar ndaj zërave se Real Madridi mund ta shkarkojë atë në rast se pëson humbje ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e mesjavës në Ligën e Kampionëve.
Trajneri spanjoll u pyet konkretisht pas humbjes befasuese ndaj Celtas në Bernabeu, një disfatë që ka shtuar presionin mbi të, duke pasur parasysh edhe formën jo të mirë të skuadrës në La Liga.
“Ne jemi të përqendruar te ndeshja e së mërkurës. Humbja ndaj Celtas është e dhimbshme, por duhet të kemi krenari dhe ta ngremë nivelin e pritshmërive tona”, deklaroi ai.
Real Madridi ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit në La Liga, një seri negative që ka bërë që madrilenët të mbesin katër pikë prapa rivalëve të tyre të përjetshëm, Barcelonës.
Drejtuesit e klubit madrilen njihen për vendime të ashpra dhe të shpejta, ndaj nëse Xabi Alonso nuk arrin ta përmirësojë situatën në javët e ardhshme, rreziku për shkarkim para Vitit të Ri mbetet real.
Real Madridi ka edhe një opsion mjaft konkret, meqenëse duan ta rikthejnë trajnerin Zinedine Zidane./Telegrafi
Kosova pjesë e Bordit të Paqes, Abdixhiku: LDK i gëzohet kët...
Operacioni “Bregdeti”/ Konfiskohen mbi 76 kg mariuhanë, arr...
Sveçla për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes: Një hap...
Real Madridi thyen rekorde financiare dhe udhëheq renditjen ...
Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, Sp...
Njoftim për konsumatorët dhe mediat – Kujdes nga mesazhet ma...