Sigal Prishtina ka marrë një prej fitoreve më të rëndësishmë këtë edicion ku mposhti në derbin lokal Borën me rezultat 72-77, sfidë kjo e vlefshme për xhiron e 23-të.
Bora e mbylli pjesën e parë me epërsi prej dhjetë pikësh. 40-30, shkruan Arbresh.info.
Prishtina u rikthye fuqishëm në periudhën e tretë dhe të katërt ku në fund e mbylli me epërsi prej pikësh.
Me këtë fitore, Prishtina është e gjashta me nëntë fitore e 14 kurse Bora pëson disfatën e 11 teksa ka edhe 12 fitore.
Më i dalluari në fitoren e bardhekaltërve ishte Burns me 27 pikë. Lojë të mirë bën edhe Altin Morina me 17 sosh dhe Bailey me 14.
Kurse tek Bora u dalluan Jules me 14 pikë dhe Hunter me 13.
Ndeshjen e radhës Bora e luan me Pejën, Prishtina takohet me Rahovecin./Arbresh.info
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...