Xabi Alonso ka folur në konferencë për shtyp pak orë para sfidës me Juventusin, e vlefshme për të tetën e finales së Botërorit të Klubeve, e cila do të luhet sonte në “Hard Rock Stadium”.
Trajneri i Real Madridit është përballur me plot 22 pyetje, duke i prekur krejt temat e momentit: gjendja fizike e Mbappes, përfshirja e të rinjve, rikthimi i Carvajal e Militao, përdorimi i dronëve në stërvitje, presioni i turneut dhe roli i tij i ri në krye të klubit më të titulluar botëror, shkruan “Gazeta Express”.
Sa i përket lojës me “Bianconeri”, ai ishte i qartë: “Në këtë pikë të garës fillon ajo thënia: ‘brenda ose jashtë’. Do të luajmë kundër një skuadre të madhe, nevojitet ta përdorim kokën (mendjen), futbollin dhe koncentrimin. Jemi përgatitur mirë dhe jemi gati.”
Prezenca e Mbappes mbetet tema më e diskutueshme: “Ai është më mirë, po flasim me të çdo ditë. Do të vendosim sot, por ka shumë mundësi që do të luajë.”
Sa u përket të rinjve: “Prioritet është të fitojmë, por natyrisht me ndihmën e akademisë. Gonzalo Garcia po bën mirë, Castilla ofron gjithmonë alternativa. Të rinjtë meritojnë mundësi.”
Xabi më pas ka folur edhe për përdorimin e dronëve në seanca stërvitore: “I përdornim edhe në Leverkusen. Duhet të studiohen distancat, që ta kesh një perspektivë ndryshe.”
Rreth aventurës së re në Real Madrid: “Jam vetëm në javën e tretë. Është një fillim i ri, ka shumë për t’u ndërtuar. Por, e shoh raportin dhe marrëdhëniet që rriten çdo ditë. Jam i kënaqur.”
Dhe në fund rreth dyshes Vinicius – Mbappé: “Duam ta shprehim një ide kolektive të fortë, por do të jenë talentet e mëdha që do ta bëjnë diferencën. Mbappe e ka tashmë lidershipin, por të gjithë duhet të kontribuojnë.”
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...