Legjenda e Arsenalit Ian Wright ka përshkruar kritikën e Mesut Ozilit për ish-lojtarët si “qesharake” ndërsa ka vënë në pikëpyetje përkushtimin e tij për kauzën.
28 vjeçari së fundmi ka postuar një deklaratë në faqen e tij në Facebook, ku u ka thënë topçinjve të dikurshëm, për të cilët thotë se është kritikuar nga ta dhe anëtarët e tjerë, të ndalojnë së foluri dhe të nisin të mbështesin, transmeton portali arbresh.info

“Nënshkruaj kontratë, nëse po ndihesh aq keq për kritikat që po merr ekipi, nëse je pjesë integrale e suksesit të Arsenalit”, ka thënë Wright për BBC Radio 5 Live.
“Një lojtar që nuk është duke luajtur në fushë, del dhe akuzon të tjerët që nuk po nënshkruajnë kontratë. Është qesharake”, shtoi mes tjerash legjenda.
“Ne (ish lojtarët) të gjithë ndihemi njëjtë, sepse ne jemi të gjithë të pasionuar dhe ne të gjithë e duam klubin”, u shpreh Wright.
Ozil, që i kanë mbetur më pak se një vit në marrëveshjen e tij të tanishme, u bashkua me Topçinjtë nga Real Madridi në vitin 2013 për 42 milionë funta./arbresh.info/

Ngatërroi emrin e Toneyt? Jonida Vokshi sqaron situatën që m...
E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë Shqipërin...
Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
ShBA-ja sekuestron anijen e dytë me cisternë nafte në brigje...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Ma...
Itali, qindra arrestime pas kontrolleve kundër drogës