Drejtori sportiv i Wolfsburgut, Klaus Allofs, ka ripërsëritur fjalët se klubi gjerman nuk e ka në plan ta shesë anësorin kroat, Ivan Perisic, gjatë afatit kalimtar të verës.
Interi ishte skuadra më e lidhur me transferimin e kroatit, por besohet se ai do të mbetet në Bundesligë, të paktën deri në janar.
Për të transferuar Perisicin, Interi kishte ofruar edhe shërbimet e Xherdan Shaqirit, por kjo ofertë është refuzuar nga Wolfsburgu.
“Nuk duam ta shesim Perisicin këtë verë. Ai nuk do të përfshihet në asnjë lloj marrëveshje”, ka thënë Allof për “FCInterNews.it”, duke përjashtuar mundësinë që Shaqiri të rikthehet në Bundesligë.
Perisic iu bashkua Wolfsburgut në vitin 2013 dhe deri tani ka shënuar 17 gola në 68 ndeshje.
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës
Çekia e shënon edhe golin e dytë ndaj Kosovës
`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipër...
Qendra Kulturore Shqiptare në Gjermani organizon turnirin tr...
Çekia ndëshkon Kosovën pas 12 minutave lojë
Xhaka në formë para Botërorit, realizon gol në miqësoren nda...