Barcelona ka shtruar një ofertë 50 milionëshe dhe ofron një lojtar për të siguruar shërbimet e yllit të Chelseas, Willian.
Këto raporte befasuese vijnë nga ‘DailyMail’ mbrëmjen e sotme, përcjell portali arbresh.info.
Willian është njëri nga top performuesit e Chelseas dhe është kërkuar nga Barcelona edhe në të kaluarën. “Blutë” besohet se do të humbin Eden Hazardin që do të kalojë gjatë verës në Real Madrid, ndërkohë që Alvaro Morata pritet të kthehet në Spanjë këtë muaj ose në fund të sezonit.
Raportet pretendojnë se edhe Willian mund të largohet për shkak se Barcelona është duke ofruar sulmuesin brazilian Malcom, plus 50 milionë funta për transferimin e tij.
Malcom iu bashkua Barcelonës nga Bordeauxi verën e kaluar kur klubi në Camp Nou rrëmbeu lojtarin nga AS Roma.
Por, ai nuk ka arritur të impresionojë dhe mund të largohet nga klubi katalunas./arbresh.info/
Dy të arrestuar pas hedhjes së eksplozivit pranë shtëpisë së...
Çmimet e banesave në Prishtinë kanë shënuar ngritje
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...