Sulmuesi i Chelsea-s, Timo Werner ka besimin se mund të mposhtin Liverpool-in këtë vikend.
Për “Blutë” ky do jetë testi i madh i sezonit, derisa të dielën përballen me kampionin momental të Anglisë, transmeton portali arbresh.info.
Por, gjermani ka besimin se skuadra mund të fitojë, kurse mendon se do jetë ndeshje mjaftë interesante.
“Jam duke u përgatitur për ndeshjen sepse Liverpool është ndër skuadrat më të mira në botë. E fituan ligën edicionin e kaluar, pra janë të fortë si vitin e kaluar”.
“Do jetë sfidë e madhe për ne për të parë ku jemi. Do përmirësohemi ndeshje pas ndeshje, por tani të dielën do provojmë të fitojmë”.

“Jemi duke luajtur kundër një skuadre të fortë me lojtarë të mirë, jo vetëm Van Dijk, e tërë mbrojtja është shumë e mirë. Pësuan më së pakti gola në ligë dhe janë ne pozitë të mirë me çdo skuadër”.
“Por, ne gjithashtu kemi lojtarë të mirë dhe kemi kualitetin t’i mposhtim. Do jetë ndeshje interesante”, deklaroi ai.
Chelsea në ndeshjen e parë arkëtoi tri pikë ndaj Brighton, kurse Liverpool-i mposhti Leeds United-in./arbresh.info.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit