Arsene Wenger ka shpjeguar pse Alexis Sanchez është kaq i dëshpëruar pas dështimit të Kilit për kualifikimin në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
“Besoj që të luan në atë nivel të lartë është pjesë e përballjes me atë lloj zhgënjimi”, tha trajneri i Arsenalit para ndeshjes me Watfordin, transmeton portali arbresh.info.
“Nëse dëshironi të bëni në karrierë të madhe është pak si loja ‘roller-coaster’ sepse nganjëherë jeni lartë dhe tri ditë më vonë jeni shumë poshtë”
“Është pjesë e detyrës tonë. Disa përballen më mirë me këtë se të tjerët. Ai është në një gjendje shumë të vështirë. Kili fitoi dy herë Kupën e Amerikës dhe tani nuk janë pjesë e Kampionatit Botëror”
“Sanchez është 29 vjeç në fund të vitit, prandaj deri në kampionatin e ardhshëm do të jetë 33 vjeç. Ai pret të shkoj. Është padyshim një zhgënjim i madh për të”
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...
Kabineti i Kurtit u përgjigjet reagimeve pas kompromisit të ...
Liverpooli dështon të fitojë në “Anfield”, Totte...
Rama: Kurrë s’kam dashur të ndërhyjë në politikën e Kosovës,...
U raportua për vdekjen e tij, Netanyahu poston video: Po vde...