Arsene Wenger beson që Franca, Brazili ose Anglia do ta fitojnë Kampionatin Botëror më 15 korrik.
Ish trajneri i Arsenalit theksoi gjithashtu faktin që një vend i vogël me popullsi nuk është shpallur kampion bote që nga viti 1954, transmeton portali arbresh.info.
Me dhjetë skuadra të mbetura në kompeticion, pas eliminimit të Gjermanisë, Argjentinës, Portugalisë dhe Spanjës, Wenger ka zgjedhur skuadrën që mendon se do ta ngre lartë trofeun pas 12 ditëve.
“Favoriti nga zemra sigurisht se është Franca”, ka thënë Wenger për ‘beIN Sports’. “E kam thënë disa herë që asnjë vend nën 40 milionë njerëz nuk ka fituar Kampionatin Botëror që nga viti 1954, qysh pas Luftës së Dytë Botërore”
“Por unë ju pyes juve, a mund të eliminojmë Belgjikën që është një vend më i vogël se 40 milionë? Unë mendoj se ata kanë kualitet”
“A do të kemi befasi me Kroacinë? Ata janë kualifikuar”
“Por, unë do thoja për momentin Anglia – askush nuk flet për Anglinë, por ata janë të rrezikshëm – Brazili ose Franca”
Kur është pyetur për të zgjedhur një, francezi tha: “Nëse unë zgjedhi një, atëherë është Franca”./arbresh.info/
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën