Wayne Rooney ka vendosur për të vazhduar qëndrimin në Manchester United.
Kapiteni i Anglisë dhe United është thënë se do të largohet nga klubi në “Old Trafford” gjatë këtij muaji, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, Rooney ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet duke konfirmuar qëndrimin në klub.
“Pavarësisht interesimit që është shfaqur nga klubet e tjera, gjë për të cilën jam i kënaqur, unë dua t’i jap fund spekulimeve dhe t’iu njoftojë se jam duke qëndruar në Manchester United”, ka thënë Rooney në një deklaratë për ‘Press Association Sport’.
“Shpresoj se do i ndihmojë skuadrës në luftën për sukses në katër fronet”, shtoi sulmuesi./arbresh.info
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026