Wayne Rooney nuk do të jetë më trajner i Plymouth Argyle.
Ish-futbollisti i njohur anglez është ndarë sot me klubin e Championshipit, Plymouth Argyle, njofton “BBC”, përcjell Arbresh.info.
39 vjeçari i shijoi veç 4 fitore në ligë dhe i pësoi 13 humbje në 23 ndeshje të Championshipit, ndërsa e kishte marrë në dorë këtë skuadër në muajin maj.
Ish-kapiteni i Kombëtares angleze do të largohet duke e lënë ekipin në pjesën e poshtme të tabelës.
Rooney kishet zbarkuar në”Home Park” katër muaj pasi ishte shkarkuar nga Birmingham City, ku kishte qëndruar vetëm 83 ditë, ndërsa i kishte pësuar 9 humbje në15 ndeshje.
Ai dhe lojtarët e tij u vërshëllyen dhe u kontestuan në humbjen 0:2 të dielën nga Oxford United, që njëherësh ishte humbja e gjashtë në nëntë ndeshjet e fundit, një seri negative që kishte nisur në fillim të muajit nëntor.
Nën drejtimin e Rooneyt, Plymouth ka shënuar më së paku gola në divizionin e dytë të futbollit anglez dhe ka pësuar gola më shumë se çdo ekip tjetër në katër divizionet e para të futbollit anglez.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...