Wayne Rooney ka konfirmuar se i riu i Derby, Kaide Gordon do të bashkohet me kampionët.
Me 16 vjet dy muaj dhe 24 ditë, Gordon është lojtari i katërt më i ri në historinë e Rams pas Mason Bennett, Lee Holmes dhe Steve Powell, transmeton arbresh.info.
Liverpool është në bisedime për të marrë mesfushorin sulmues me synimin për t’i dhënë atij një marrëveshje profesionale kur të mbush 17 vjeç në tetor.
Shefi i Rams, Rooney nuk dëshiron të humbasë Gordon, i cili u emërua lojtari i akademisë së vitit në sezonin e kaluar dhe është krahasuar me yllin e Kopit, Mohamed Salah, raporton Mirror.
Por, i pyetur nëse Gordon ishte rrugës për në Anfield, shefi i Derby Rooney, i ngarkuari i vetëm që nga nëntori, reflektoi: “Duket kështu”.
“Kaide është lojtar fantastik. Unë e solla atë në skuadrën e ekipit të parë sepse ai po tregonte cilësitë që dua.”
“Për zhvillimin e tij sigurisht që do të doja që ai të qëndronte në klub.”/arbresh.info/
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë