Sulmuesi anglez, Wayne Rooney, shpërtheu emocionalisht pas largimit të hershëm, në derbin kundër Liverpoolit.
Ish anëtari i Manchester United, dështoi të bënte diçka në mesfushën e Evertonit dhe trajneri Sam Allardyce e zëvendësoi atë pas 57 minutave të zhvilluara.
Dhe, Rooney shfaqi pa kënaqësinë e tij gjatë uljes në bankën rezervë.

Allardyce zgjati dorën për ta përshendetur Rooney, por 32 vjeçari e refuzoi dhe vazhdoi ecjen e tij drejt bankës rezervë.
Para se të ulej, ai veshi xhaketën e Evertonit, të cilën ia dhuroi njëri nga anëtarët e stafit të trajnerëve.
Kamerat televizive kanë kapur, sulmuesi anglez duke thënë “bullshit” në drejtim të trajnerit anglez.


Evertoni dhe Liverpooli ndanë pikët, pas barazimit pa gola në Goodison Park.
Pas këtij barazimi, Evertoni renditet në pozitën e nëntë me 41 pikë. /arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë