Kualifikimi i Interit në Champions League duket se ka qenë aq i madh sa Mauro Icardi e ka kaluar me shumë qetësi mospërfshirjen në skuadrën e Argjentinës për finalet e Kupës së Botës.
Por bashkëshortja dhe agjentja e tij Wanda Nara ka bërë një ‘kërcënim’ për të ardhmen e tij.
“Situata për Icardin është rinovim ose do të largohet. Dhe janë shumë klube të mëdha që po bëjnë presion për ta patur”. Kështu është shprehur Wanda Nara pas interesit të madh për të ardhmen e sulmuesit. “Janë 3 nga klubet më të mëdha të Evropës që janë gati të paguajnë klauzolën, që nuk është edhe aq e lartë – u shpreh ajo në një interistë për radion argjentinase Radio Metro – Prioriteti është Interi, por shumë klube janë duke bërë presion”.
Më tej Wanda Nara ka konfimuar se është paracaktuar një takim me drejtorin sportiv të Interit, takim që do të vendosë shumë për të ardhmen e sulmuesit.
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...