Vushtrria vazhdon lidershipin, afrohen Dinamo e Trepça 89 – Rezultatet dhe renditja pas xhiros së 19

16:15 | 8 Shkurt 2026
D.H

Ditën e sotme ka përfunduar edhe xhiroja e 19-të dhe e para për stinorin pranveror në Ligën e Parë, ku nuk munguan befasitë.

Liderja, Vushtrria u ndal në Hogosht me barazim 1-1 nga Kika, shkruan Arbresh.info.

Derbin e kësaj jave e fitoi Trepça 89 me rezultat bindës 1-4 ndaj Lirisë në Prizren. Dinamo triumfoi 2-1 ndaj Vjosës.

Ndërkohë Tefik Çanga triumfoi ndaj Rilindjes 1974 me rezultat 0-2. Vëllaznimi nuk lejoi befasi dhe e mposhti 2 Korrikun me rezultat bindës 4-0.

Besa Peja arriti fitore të vlefshme ndaj Feronikelit ’74 me rezultat minimal 1-0. Triumf të rëndësishëm arriti edhe Ramiz Sadiku ndaj Istogut me rezultat 2-1.

Edhe Trepça arriti fitore të thellë duke e mposhtur Vëllaznimin me rezultat 4-0.

Suhareka dhe KEK-u ndan pikët me ndeshjen që u mbyll 0-0.

Pas 19 ndeshjeve tabelës i prinë Vushtrria me 41 pikë e ndjekur pas nga Dinamo me 40 sosh dhe Trepça 89 e Feronikeli ’74 me nga 39.

Tri pozitat e fundit i kanë 2 Korriku me 13 pikë, Prizreni 12 dhe Besa Peja e mbyll renditjen tabelare me 11 sosh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale