Vushtrria mori një fitore të madhe me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj KF Vjosës për të vazhduar serinë si të pamposhtur në ndeshjet si vendas.
Atmosfera në stadiumin ‘Ferki Aliu’ ishte mjaft e zjarrtë, ku pati një numër të konsiderueshëm të tifozëve të pranishëm.
Përveç fitores që shënuan vushtrriasit, ajo që ra në sy ishte gjesti i tifogrupit të këtij ekipi ‘Forca’ të cilët përkujtuan ish-lojtarin e tyre Erjon Morinën.
Erjon Morina ishte një futbollist me perspektivë i cili ndërroi jetë në moshën 22-vjeçare pas një sulmi në zemër që pësoi në stërvitje.
“Në zemrat tona jeton përherë, Vushtrria nuk të harron asnjëherë”, ishte mesazhi i shfaqur nga tifozët e Vushtrrisë.
Vdekja e Morinës ka lënë të pikëlluar mbarë opinionin sportiv në vend teksa kujtojmë se ai kishte luajtur për disa klube të ndryshme si Prishtina, Besa Pejë, Drenica, 2 Korriku, Llapi, Malisheva dhe Ulpiana.

Incident në Gjykatën Themelore në Mitrovicë të Veriut, një p...
42 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, mbi 2600 gjoba të sh...
Arrestohet edhe një kryesues në Malishevë – dyshohet për fal...
Sonte luhen ndeshjet e kthimit në Ligën e Kampionëve –...
Kryeministri holandez adopton qen nga Kosova, e quan Muja
Serwer: Krijimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës një ga...