Rahoveci po vazhdon me formë shumë të mirë, ndërsa në xhiron e 13-të të Ligës Unike ka mundur në udhëtim Kamzën me shifrat 70:103 (18:28, 13:25, 28:16, 11:34).
Tetë minutat e parë të ndeshjes ishin interesant dhe 1:47 minuta para fundit të çerekut të parë rezultati ishte 18:19, por më pas nëntë pikë radhazi bën që kjo pjesë të përfundojë 18:28, përcjell arbresh.info.
Vreshtarët vazhduan në formë të jashtëzakonshme edhe në periudhën e dytë, duke e thelluar epërsinë deri në 24 pikë, 25:49, kurse pjesa e parë përfundon me shifrat 31:53.
Megjithatë, në periodën e tretë vendasit ishin më të mirë, duke afruar shifrat në 51:58, por që gjithsesi mysafirët nuk lejuan shkrirjen e plotë, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 59:69. Rahoveci në dhjetë minutat e fundit nuk lejoi befasi, duke ngritur epërsinë, që shkoi deri në 35 pikë, 68:103, kurse ndeshja përfundoi me shifrat 70:103.
Më i miri te Kamza Basket ishte Lion Alimani me dhjetë pikë, 11 kërcime e dhjetë asistime, kurse te Rahoveci u dalluan Makol Maweirn me 27 pikë e 17 kërcime dhe Visar Ejupi me 24 pikë e katër kërcime.
Kamza Basket ka dy fitore e 11 humbje, kurse Rahoveci gjashtë fitore e shtatë fitore.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...