Finlanda e regjistroi fitoren e dytë në kualifikimet për EuroVolley, pasi shënoi fitore ndaj Kosovës me rezultat 3:0.
Në një paraqitje të zbehtë të kombëtares sonë dhe përballë një kundërshtari jashtëzakonisht cilësor, “Dardanet” kanë patur ngecje të mëdha në secilin prej setave.
Finlandezet e fituan setin e parë 25:15.
Kosova e nisi ndeshjen mjaft mirë, duke avansuar 7:2, për ta detyruar trajnerin e finlandezeve të reagonte menjëherë më time-outin e parë.
Kjo edhe u shërbeu skandinaveve, të cilat hynë në një seri të mirë duke barazuar në 7:7, e pastaj për ta marrë epërsinë për herë të parë në ndeshje, te rezultati 8:7.
Seria prej 8:0 vazhdoi duke i mundësuar Finlandës shkëputje në 10:7.
Me Time-Outin e dytë të thirrur në një kohë të shkurtër, Lorik Ilazi arriti për një kohë të ndërprejë këtë ritëm të mirë të kundërshtareve, duke u afruar në 9:12.
Finlanda e fiton setin e parë 25:15.
Në periudhën e dytë, Kosova e regjistron paraqitjen më të dobët në një set, gjatë këtyre kualifikimeve, duke e humbur setin e dytë 25 me 10.
Në setin e dytë, Finlanda e nisi shumë më mirë sesa të parin.
Finlandezet avansuan në fillim 7:1 pas gabimeve të njëpasnjëshme të ekipit kosovar, e kështu vazhduan edhe te 10:3, kur Lorik Ilazi kërkon ndërprerjen e parë.
Asgjë nuk ndryshoi as në vijim, kur Finlanda e thellon epërsinë në 13:3, e më vonë edhe 18:5
Për herë të parë në këtë kampanjë të kualifikimeve Ilazi, në fund të setit e inkuadroi edhe Lorina Mehmetin, që debuton në fanelën e Kombëtares.
Ky ishte seti më i dobët i Kosovës në këto kualifikime nga tri ndeshjet e zhvilluara.
Në periudhën e tretë, Finlanda e vazhdoi ritmin e dy periudhave paraprake dhe nuk lejoi befasi.
Ato prape e hapin setin me epërsi të hershme prej 9:2, e pastaj edhe në 15:7.
Kosova nuk arriti ta rrzikojë në asnjë moment fitoren e sigurtë të “skandinaveve”, të cilat triumfojnë 3:0.
Finlandezet synojnë të kualifikohen, të paktën nga pozita e dytë, edhepse kampanja e kualifikimeve vazhdon me fazën e dytë.
Megjithatë, secila prej kombëtareve do të ketë edhe tri ndeshje, në fazën e dytë të kualifikimeve që zhvillohet na 13-15 Maj 2021, në Nitra të Sllovakisë./arbresh.info/

Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...