Mërgim Vojvoda është përzgjedhur në formacionin më të mirë të ndeshjeve të para kualifikuese të muajit shtator për Euro 2020, falë paraqitjes së tij mbresëlënëse për Kosovën kundër Republikës së Çekisë.
Revista prestigjioze javore franceze “France Football” e zgjodhi formacionin më të mirë në bazë të ndeshjeve të para të kombëtareve të muajit shtator, që u zhvilluan nga e enjtja deri të shtunën, me mbrojtësin e djathtë kosovar që ia doli të zërë vend në të, shkruan Gazeta Express.
Mbrojtësi i Standard Liege, Vojvoda e shënoi golin e fitores në triumfin e Kosovës 2:1 kundër Republikës së Çekisë të shtunën në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, në një duel të drejtpërdrejt për vendin e dytë në Grupin A kualifikues mes këtyre dy kombëtareve.

Fitorja e së shtunës pasdite nënkupton se Kosova tani grumbullon 8 pikë në pozitën e dytë, dy më shumë se rivali i drejtpërdrejt për këtë vend, Çekia, me Anglinë lidere të Grupit A me 9 pikë.
Në një formacion me sistem 4-2-3-1, Vojvoda ka zënë vendin e krahun e djathtë të mbrojtjes, përkrah Sergio Ramos të Spanjës, Rapahel Varane të Francës dhe Palmieri të Italisë. /Gazeta Express/
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet