Kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu, reagoi pas lajmit për vdekjen tragjike të tre qytetarëve kosovarë – Pajtim Bajramit, Asllan Musliut dhe Istref Zekajt – në një kantier ndërtimi në Vjenë.
Haxhiu tha se humbja e jetëve të bashkëkombasve tanë në vendin e punës është një dhimbje që prek të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Lajmi për vdekjen tragjike të Pajtim Bajramit, Asllan Musliut dhe Istref Zekajt në një kantier ndërtimi në Vjenë më tronditi thellë. Humbja e jetëve të bashkëkombasve tanë në vendin e punës është një dhimbje që na prek të gjithëve. Në këto çaste të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e tyre. Ndajmë dhimbjen me ta dhe qëndrojmë pranë tyre në këtë humbje të madhe”,shkroi Haxhiu./Arbresh.info
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira