Sipas raportimeve, Dusan Vlahovic do të pranojë një pagë neto prej 6 milionë euro në sezon për t’iu bashkuar Juventusit këtë muaj.
Sulmuesi është shfaqur si objektivi kryesor i transferimeve të Bianconerëve në sezonet e fundit dhe ai do të ishte një nga blerjet më të mira të këtij sezoni nëse do të transferohej në Torino tani.
Me rreth 18 muaj të mbetur nga kontrata e tij aktuale me Fiorentinën, ai ka refuzuar të nënshkruajë një të re.
Juve përballet me konkurrencën e Arsenalit dhe Manchester Cityt në përpjekjen e tyre për ta transferuar atë, por duket se sulmuesi dëshiron të transferohet në Torino.
“Gazzetta dello Sport” raporton se ndërsa Juventus përpiqet të ndërmjetësojë një marrveshje me klubin e tij, sulmuesi nuk do të ketë probleme të pranojë ofertën e tyre për pagën.
Juve po redukton faturën e pagave dhe tani do të ketë një kufi pagash, por Vlahovic nuk do të kerë asnjë problem me 6 milionë euro në sezon./Arbresh.info
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir S...