Futbollisti i kombëtares së Kosoëvs, Dion Gallapeni ka pasur një vit fantastik, teksa këtë e tregon vlera e tij në treg.
Falë paraqitjeve të mira dhe sukseseve si me Kosovën, ashtu edhe me skuadrën e tij Widzew Lodz – vlera e tij është rritur sipas Transfermarkt, shkruan Arbresh.info.
Sipas faqes së specializuar të transferimeve tashmë mbrojtësi dardan vlen 2.5 milionë euro.

Kjo është një ngritje e jashtëzakonshme për të, pasi në fillim të 2025-tës ai ka pasur vlerën 250 mijë euro në treg, sa ishte lojtar i FC Prishtinës.
Teksa në gjysmën e vitit vlera e tij hipi dyfish plotë 500 mijë euro. Ndërkohë në përditësimin e fundit para këtij, gjatë muajit shtator, kur u transferua tek skuadra polake, ai kapi vlerën 1 milionë euro.
Ky vit ka qenë plotësisht i tij, dhe në vazhdim ai shihet si një nga shpresat më të mëdha të gjeneratës së re dardane./Arbresh.info

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...