Prishtina është rikthyer pas tri humbjeve radhazi në elitën e basketbollit kosovar.
Kryeqytetasit fituan ndaj Istogut me rezultat 125-71, shkruan Arbresh.info.
Më i dalluari në këtë sfidë ishte Visar Ejupi me 40 pikë të shënuara dhe ka shënuar një rekord të ri të pikëve këtë sezon, duke u bërë koshashënuesi më i miri brenda një ndeshje.
Lojë të mirë bëri edhe Donovan Smith me 31 pikë e 17 kërcime.
Kurse për Istogun më i dalluari ishte i zakonshmi Arian Azemi me 27 pikë.
Pas kësaj fitore Prishtina është në vendin e katërt me 15 fitore e 10 humbje, kurse Istogu është i fundi me 24 humbje dhe një fitore./Arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...