Real Madridi arriti të shënoj fitore me rezultat 3-2 ndaj Almerias, në kuadër të xhiros së 21-të në La Liga.
Në një shumë të kontestuar nga mysafirët, ku shkak i protestave të mëdha trajneri i Almerias u ndëshkua me karton të kuq, shkruan Arbresh.info.
Almeria ka qenë duke fituar me rezultat 2-0 pas pjesës së parë, mirëpo madrilenët gjetën forcën dhe u rikthyen në fund për të triumfuar 3-2.
Goli i Vinicius Jr ishte goli i barazimit dhe ngriti shumë polemika, mysafirët pretendonin se goli u shënua me dorë.
Pas rishikimit me VAR u vendos që goli të qëndroj me arsyen se Vini e ka goditur topin me shpatull.
Një ditë pas kësaj ndeshje Vinicius ka reaguar në rrjetin social X (ish-Twitter).
Golazo!!! Así lo hacía siempre en la playa de Copacabana 😮💨 https://t.co/RRojbgTgIs
— Vini Jr. (@vinijr) January 22, 2024
Ai ka shpërndarë golin e tij dhe në një mbishkrim, ka shkruar se këso goditje ka bërë gjithmonë në plazhin e Copacabanas.
“Golazo!!! Kështu e kam bërë gjithmonë në plazhin e Copacabanas”, ka shkruar ai.
Përveç kësaj situate në këtë ndeshje polemika pati edhe mbi penalltinë që realizoi Jude Bellingham për të ngushtuar epërsinë në 2-1.
Gjithashtu edhe për një gol të anuluar të Almerias i cili po të pranohej, rrjedha e lojës do të merrte kahje tjetër pasi mysafirët do të krijonin epërsinë prej dy golave sërish, pra me rezultatin 3-1./Arbresh.info/
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...