Vinicius Junior e shënoi mbrëmë njërin prej golave më të bukur të sezonit.
Ylli brazilian kontribuoi me gol në fitoren 4:1 ndaj Levantes në udhëtim. E goli i tij ishte kryevepër dhe të gjithëve ua kujtoi Luka Modricin.
“Modric më ka mësuar ta bëj këtë. Ishte një goditje e mirë me të jashtmen, shpresoj të vazhdoj kështu.”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi brazilian.
“Mendoj se është një nga golat më të bukur që i kam shënuar ndonjëherë në atë mënyrë. E bëmë një presion të mirë, e mbajtëm topin mirë dhe kështu do të fitojmë shumë ndeshje”, shtoi ai.
Përpos golit, Vinicius asistoi edhe në golin e dytë, duke e rikthyer kështu formën optimale.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër