Vinicius nuk ka asnjë dyshim, herët apo vonë Mbappe do ta veshë fanellën e skuadrës së Los Blancos.
Kylian Mbappe është objektiv i kamotshëm i Real Madridit, por vështirë se do të largohet nga Paris Saint Germain për të paktën edhe dy vite, raporton Gazeta Express.
Megjithatë, Vinicius Junior, thotë se Mbappe është i destinuar për Madridin dhe herët apo vonë, ai do të luajë me të në “Santiago Bernabeu”.
“Në një kohë të afërt, besoj se do të vijë”, tha Vinicius në një intervistë për ‘Telefoot’.
“Natyrisht se tifozët e Real Madridit e ëndërrojnë MbAppen. Por jo vetëm të Madridit, tifozët e të gjitha ekipeve. E gjithë bota e do atë këtu dhe së shpejti besoj se do të vijë. Nuk ka asnjë dyshim se do të fitonim shumë së bashku”.
I pyetur se a komunikon me Mbappen, Vinicius u përgjigj: “Realisht nuk njihemi, por flasim në Instagram, shkëmbejmë mesazhe. E admiroj shumë, tashmë ka fituar shumë tituj dhe nëse do të vinte këtu, do të ishte fantastike”.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s