Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se ka parashtruar padi ndaj Janina Ymerit të LDK-së, si pjesë e siç thuhet, veprimeve ligjore për mbrojtjen e integritetit institucional.
Sipas njoftimit Ymeri “në mënyrë të vazhdueshme, ka shpërndarë informata të pasakta, propaganduese dhe të pavërtetuara lidhur me prodhimin e energjisë elektrike, duke krijuar konfuzion te opinioni publik dhe duke tentuar t’i atribuojë KEK-ut përgjegjësi që nuk i përkasin.”
“Në mënyrë të papranueshme, në paraqitjet e saj të fundit, ajo ka denigruar edhe punonjësit dhe përfaqësuesit e KEK sh.a., duke shkelur standardet profesionale dhe etike të komunikimit publik. Kjo sjellje është e dëmshme për imazhin institucional të Korporatës dhe nuk mund të tolerohet. I bindur në korrektësinë e plotë të njoftimeve të bazuara në të dhëna zyrtare, dhe duke besuar në funksionimin e shtetit ligjor, KEK sh.a. ka parashtruar këtë padi dhe është e vendosur që, edhe në të ardhmen, në çdo rast të keqinformimit tendencioz të parashtrojë padi pranë organeve kompetente të drejtësisë, për të përcaktuar qartë se kush po çorienton opinionin publik dhe për çfarë qëllimesh”, thuhet në njoftim.
Stuhitë vazhdojnë të godasin Italinë jugore, shkaktojnë kaos...
Netanyahu pranon të bashkohet me `bordin e paqes` të Trump
“Ka qëndruar afër një djali që më ka pëlqyer”, Elijona e aca...
Cili është komuniteti më i diskriminuar në kontinent? BE me ...
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak