Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha nga foltorja e përjavshme para Kryeministrisë se protesta e 24 janarit do shënojë fillimin e fundit të qeverisë.
Sipas Berishës, shqiptarët dhe gjithë bota po presin guximin e opozitës për të rrëzuar atë që e ai e quan regjim.
“Shqiptarët po presin 24 janarin si ditën e tyre, si orën e tyre, si të vërtetën e tyre të madhe. Ndaj secili këtë javë, këto ditë, secili nga ne dhe çdo opozitar, të bëjë gjithçka, të mos i mungojë Shqipërisë më 24 janar. Të mos i mungojë lirisë më 24 janar. Të mos i mungojë guximit qytetar më 24 janar. Të mos i mungojë dinjitetit njerëzor më 24 janar.
Miq, mbarë bota po pret fjalën tonë, zërin tonë, guximin tonë, veprimin tonë. Ngjarje të mëdha, protesta e dhjetorit ushtoi fuqishëm në mbarë botën. Zëri juaj u dëgjua në katër anët e planetit”, tha Berisha./euronews.al
Haxhiu dënon gjuhën e Fatos Gecit në Kuvend: Deklaratë e rën...
Parandalohet kontrabandimi i mallrave me vlerë dhjetëra mijë...
Nagavci: Jemi të interesuar rreth zgjedhjes së presidentit
Fatos Geci i shkon për t’i kërkuar falje Vlora Çitakut, ajo ...
Grabitje e organizuar në Graçanicë, viktima sulmohet dhe i m...
Kapet kokainë ne vlerë rreth 30 mijë euro në Prizren