Kosova ka shënuar ngritje në ranglistën më të re të FIFA-s, duke u avancuar për një pozitë dhe duke kaluar nga vendi i 80-të në të 79-tin.
Kjo njëherit është pozita më e mirë e Dardanëve që nga pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA.
Ranglista e përditësuar u publikua të hënën pasdite, ndërsa përparimi i Kosovës erdhi si rezultat i rënies së Gabonit, i cili pësoi një zbritje të ndjeshme prej tetë pozitash pas paraqitjeve në Kupën e Afrikës.
Ndërkohë, Kombëtarja e Shqipërisë mbetet e pandryshuar në vendin e 63-të, njësoj si në renditjen e muajit janar.
Në krye të renditjes nuk ka pasur ndryshime, me Spanjën, Argjentinën, Francën, Anglinë, Brazilin, Portugalinë dhe Holandën që vazhdojnë të mbajnë shtatë pozitat e para. Lëvizje të rëndësishme ka bërë Maroku, i cili është ngjitur në vendin e tetë, duke avancuar për tri pozita.
Senegali ka shënuar ngritje të madhe pas suksesit si kampion i Afrikës, duke u ngjitur për shtatë pozita dhe tani renditet i 12-ti, para Italisë që pozicionohet në vendin e 13-të./Arbresh.info

Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...