Vinicius Junior tashmë ka treguar klubin për të cilin do të pranonte të largohej nga Real Madridi.
24-vjeçari është favoriti kryesor për të fituar Topin e Artë, çmim ky që do të ipet të hënën më datë 28 tetor në Paris.
Sezonin e kaluar ai luajti një rol të rëndësishëm në suksesin në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve duke shënuar në finale ndaj Dortmundit dhe duke e çuar në 24 numrin e golave të shënuar në 39 ndeshje.
Forma e tij e shkëlqyer u bart edhe këtë sezon, me brazilianin që tashmë ka gjetur rrugën e rrjetës në tetë raste teksa ka dhuruar edhe shtatë asistime në 14 paraqitje.
Duke marrë parasysh moshën e tij dhe nëse qëndron larg lëndimeve, është e sigurt për t’u thënë se Vinicius do të qëndrojë në Madrid për një kohë të gjatë.
Sidoqoftë, ai ka bërë një deklaratë e cila mund t’i befasojë tifozët e klubit spanjoll, duke sinjalizuar se mund të largohet nga Reali vetëm për një klub.
“Mendoj se do të qëndrojë këtu për të gjithë karrierën, por klubi i jetës sime është Flamengo. Më pëlqen jeta këtu në përgjithësi dhe po shkon mirë për familjen time gjithashtu”.
“Pak nga pak, unë e kam zbuluar këtë jetë të re, emocione të reja. Madridi është unik. Të gjithë anembanë botës më tregojnë mua për këtë klub”, kishte thënë Vinicius.
Vini pati 69 paraqitje për ekipin e parë të Flamengos para se të bënte kalimin e tij tek Real Madridi në vitin 2018./Telegrafi/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit