Vinicius Junior ka qëllim qëndrimin dhe suksesin në Real Madrid si dhe ka hedhur poshtë largimin në formë huazimi në janar.
Sipas një raporti nga Diario AS, Arsenali dhe AC Milani janë ndër klubet e interesuara në brazilianin ndërkohë që Paris Saint Germaini thuhet të ketë kërkuar përfshirjen e tij në marrëveshjen për shkëmbim verën e kaluar me Neymar, transmeton portali arbresh.info.
19-vjeçari ka shijuar një debutim të shkëlqyer në kryeqytetin spanjoll duke shënuar katër gola brenda 19 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet gjatë sezonit 2018/19.
Megjithatë, këtë sezon Vinicius ka pasur më të vështira gjërat dhe është përzgjedhur në njëmbëdhjetshen startuese të Zinedine Zidanes vetëm katër herë ndërkohë që ka bërë pesë paraqitjet e tjera si zëvendësues.
Ka pasur kohë kur është larguar plotësisht nga skuadra dhe në mungesë të tij ka shkëlqyer talenti tjetër brazilian Rodrygo Goes.
Vinicius thuhet se nuk ka ndonjë interesim për largim nga ‘Los Blancos’ në një të ardhme të afërt./arbresh.info/
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë