Real Madridi mori fitore në La Liga, por sërish me debate rreth arbitrimit. Në përballjen e La Ligës ndaj Alavés, “Los Blancos” triumfuan 2-1 falë golave të Kylian Mbappé dhe Rodrygo, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme dhe duke i dhënë pak qetësi trajnerit Xabi Alonso.
Megjithatë, tensioni mbeti i lartë deri në fund për shkak të periudhës së vështirë që po kalon skuadra.
Episodi më i diskutuar i takimit lidhet me Vinicius Junior.
Në minutën e 86-të, braziliani u rrëzua në zonë pas një kontakti të lehtë me Nahuel Tenaglia, por as arbitri kryesor Víctor García Verdura dhe as VAR-i nuk akorduan penallti.
Vendimi shkaktoi reagime të forta, ndërsa Vinicius, duke dalë nga fusha, shprehu hapur pakënaqësinë e tij.
“Ishte penallti e qartë, nuk u dha sepse ishte shkaktuar ndaj meje”, tha ai.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Xabi Alonso mbrojti lojtarin e tij dhe kritikoi vendimin.
“Aksioni më duket i qartë, jam i habitur që VAR-i nuk e rishikoi”. Situata rëndohet edhe më shumë nga fakti se Vinicius nuk ka shënuar prej më shumë se dy muajsh, çka ka rritur ndjeshëm presionin mbi rolin dhe formën e tij në skuadër.
Ndeshja e radhës e Real Madridit është në Copa del Rey./Arbresh.info
Alarm nga Finlanda: Rusia do të zhvendosë ushtrinë drejt kuf...
Zelensky në Hagë: Rusia duhet të përgjigjet për krimin e agr...
Dolce pas ndarjes nga Edi: Kështu jam unë, s’ndryshoj për as...
Presidentja Osmani organizon pritjen tradicionale të fundvit...
AIP u bën thirrje partive politike të respektojnë mbrojtjen ...
Kosova bëhet anëtarja e 154-t e Federatës Ndërkombëtare të G...