Karim Benzema ka kundërshtuar akuzën e ministrit të brendshëm francez, Gerald Darmanin, i cili ka thënë se Benzema është pjesë e një organizate e cila është e cilësuar si organizatë terroriste nga shumë shtete.
Fituesi i Topit të Artë, përmes avokatit të tij ka thënë se kjo akuzë është shpifje dhe nuk ka ndonjë lidhje me organizatën në fjalë, shkruan Arbresh.info.
“Kjo është një gënjeshtër. Karim Benzema nuk ka pasur kurrë as më të voglën marrëdhënie me këtë organizatë”, ka reaguar në një deklaratë për shtyp avokati Hugues Vigier.
“Të lutesh për popullsinë civile që gjendet nën bomba, të cilat nuk i kursejnë as gratë e as fëmijët, padyshim që nuk përbën ‘propagandë për Hamasin’, as ‘bashkëfajësi në terrorizëm dhe as akte bashkëpunimi’”, shtoi avokati i sulmuesit francez.
Karim Benzema me anë të një postimi në rrjetet sociale ishte lutur për popullin e Gazës të cilët janë duke pasur bombardime nga çasti në çast.
Gjatë ditës së djeshme, Senatorja franceze, Valerie Boyer ka kërkuar gjithashtu që Benzema-s t’i hiqet çmimi i Topit të Artë dhe njëkohësisht t’i hiqet edhe shtetësia franceze, nëse akuzat e ministrit të Brendshëm dalin të vërteta. /Arbresh.info/
Turqia merr masat e para për luftën e mundshme mes SHBA-së d...
OVL-UÇK sot mban konferencë për media
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...