Synimi i Interit, Arturo Vidal, raportohet se ka nisur bisedime me Barcelonën, duke shpresuar të ndërpresë kontratën e cili përfundon në qershor të vitit 2021.
Kiliani nuk është pjesë e projektit të trajnerit të ri të Barcelonës, Ronald Koeman.
Sipas medieve në Itali, duke parë situatën e tij, Vidal ka filluar negociatat për ndërprerjen e bashkëpunimit, duke pasur mundësi të largohet si lojtar i lirë.
Vidal karrierën mund ta vazhdojë në Serie A, duke u transferuar tek Inter, që po e kërkon me ngulm këtë verë, shkruan lajmi.net
Kiliani nuk do të jetë largimi i vetëm nga Barcelona. Fatin e njëjtë do ta ketë edhe Ivan Rakitic, Luis Suarez, dhe ndoshta edhe Lionel Messi.
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...