Mesfushori i Interit, Arturo Vidal beson se këtë edicion mund ta fitojnë trofeun e Seria A.
“Neurazzurët” shënuan fitore bindëse kundër Juventusit 2 – 0 në “Giuseppe Meaza”, përcjellë lajmi.net.
Pas ndeshjes, kiliani që njëkohësisht shënoi golin e parë të ndeshjes tha se është i lumtur me golin e parë dhe beson se kanë dëshmuar se mund të fitojnë Scudetto.
“Është e rëndësishme për mua dhe skuadrën që fituam ndaj skuadrës më të mirë në Itali. Jam i lumtur që shënova golin e parë për Interin”.
“Mendoj se dëshmuam se jemi në gjendje për këto sfida si Scudetto”.
“Kjo na jep besim të vazhdojmë, të besojmë se mund të fitojmë dhe të mposhtim skuadrën më të mirë në nëntë vitet e fundit. Besoj që mund t’ia dalim”, tha ai.
Tani, Interi ka pikë të barabarta me Milanin, por skuadra “Rossonere” ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Igli Tare vihet pas yllit të Atletico Madridit për ta përfor...
“Kam përfunduar 8 luftëra”, Trump: Po i afrohemi një zgjidhj...
E njohur për rolin e nënës së Kevinit në ‘Home Alone’-Cather...
29-vjet nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe E...
29-vjetori i rënies së Zahir Pajazitit, Kurti do të marrë pj...
Ditë vendimtare për LDK-në: Kush do ta marrë sot drejtimin e...