Pas 6 vitesh në skuadrën italiane të Ferrarit, piloti gjerman Sebastian Vettel nuk rinovoi bashkëpunimin me “kokëkuqen” dhe këtë sezon ka vendosur t’i bashkohet skuadrës së Aston Martin, ndërsa në një dalje për mediat u shfaq mjaft optimist.
“Nuk pres garanci për të fituar në vitet e ardhshme, por pres që të bëjmë një punë shumë të mirë. Duhet të shfrytëzojmë atmosferën e mirë dhe optimizmin që ekziston në skuadër, për t’u rritur hap pas hapi, ndonëse favorit edhe për vitin 2021 mbetet Mercedes”, u shpreh Vettel.
Katër herë kampioni i botës me skuadrën e Red Bull, nuk ia doli të fitojë asnjë titull me Ferrarin, por pranoi se aktualisht ndihet edhe më i fortë sesa nga koha kur garonte për ekipin austriak dhe theksoi se dëshiron të shkruaj historinë me Aston Martin.
“Kam më shumë eksperiencë krahasuar me të kaluarën dhe mendoj se jam një pilot më i mirë sesa isha kur fitoja kampionate me Red Bullin. Tani kam mundësinë të shkruaj një tjetër kapitull të historisë së Aston Martin në Motorsport”, tha piloti gjerman.
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...