Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ndarë një mesazh gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, duke theksuar rëndësinë e momenteve familjare dhe reflektimit shpirtëror gjatë këtij muaji të bekuar.
Përmes një postimi, Pacolli tha se Ramazani është kohë që sjell bashkim, mirënjohje dhe reflektim mes familjarëve dhe besimtarëve.
“Momente të tilla familjare gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit kanë një vlerë të veçantë, janë çaste reflektimi, mirënjohjeje dhe bashkimi”, ka shkruar ai, shkruan Arbresh.info.
Pacolli tregoi se këto momente i ka kaluar në shoqërinë e familjarëve të tij.
“Si agjërues, me Mashen, Isen, Diarin dhe Armanin, nga zemra i lutemi Zotit që t’ua pranojë agjërimin, faljet dhe lutjet të gjithë besimtarëve që agjërojnë gjatë këtij muaji të bekuar”, ka thënë Pacolli.
Në fund të mesazhit të tij, ai ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për agjërim të pranuar gjatë Ramazanit.
“Agjërim të pranuar për të gjithë!”, ka përfunduar Pacolli. 🤲/Arbresh.info/
Lista Serbe inkurajon serbët ta respektojnë Ligjin për të hu...
Konjufca telefonon ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashk...
Kosova dhe Hungaria diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit...
Marseille nuk heq dorë nga Edon Zhegrova, futbollisti dardan...
Vazhdon shkëlqimi i “Makazzes”, Na’Vi e nis me fitore Blasti...
Zbatimi i Ligjit për Automjete dhe të Huaj, Sveçla mbledh zy...