Sulmuesi nga Kosova, Veton Berisha është rikthyer në kampionatin norvegjez.
Pas katër viteve të kaluara në Gjermani dhe Austri, Berisha ka nënshkruar për ekipin norvegjez në ditën e fundit të afatit kalimtar në shtetin skandinav.
Aventura te Rapidi i Vjenës nuk shkoi mirë, pasi lojtari nuk ishte në formacionin bazë të gjigantit austriak.
Kjo ka bërë që vëllai i vogël i Valon Berishës të marrë vendimin për tu rikthyer në shtetin skandinav.
Veton Berisha (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)
24-vjeçari ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me nën kampionët e Norvegjisë, Brann ku do të ketë mundësi më të mira të aktivizimit.
Kujtojmë që Berisha është pjesë e Kombëtares së Norvegjisë, por që në muajt e fundit nuk ka pasur ftesë për të.
Me Rapidin e Vjenës, Vetoni ka luajtur 58 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar nëntë gola dhe duke bërë tre asistime. /Telegrafi/
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...