Pas një sezoni shumë zhgënjyes në Kupë dhe në kampionat, Bayern Munich është duke planifikuar një revolucion në skuadër.
Sipas medieve gjermane, vetëm pesë lojtarë konsiderohen si të paprekshëm nga bavarezët dhe mes tyre është edhe talenti Mathys Tel, i cili më 6 mars firmosi zgjatjen e kontratës deri më 30 qershor 2029.
18-vjeçari francez ende nuk ka arritur të marrë fanellën e titullarit edhe për shkak se statistikat e Harry Kane janë magjepsës, por kur ai del në fushë ndikimi është gjithmonë i dukshëm.
Përveç Tel në listën e pesë lojtarëve të shpallur të patransferueshëm nga gjermanët janë Aleksandar Pavlovic, po ashtu një talent i ri, dhe veteranët Thomas Muller, Harry Kane dhe Manuel Neuer
Çuditërisht, kjo listë nuk përfshin emra si Jamal Musiala, i cili mund të jetë subjekt i një ankandi në verë, si dhe Kimmich, Coman, de Ligt, Gnabry, Goretzka dhe Sane./SS
“Rudiger më ka fyer” – Stanisic akuzon mbrojtësin e Re...
Barcelona paraqet ankesë zyrtare në UEFA, lidhur me vendimet...
Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën
Arrestohet 33-vjeçari për vjedhje në xhamin e fshatit Mirash...
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...