Holandezi Max Verstappen i Red Bull është fituesi i Çmimit të Madh të Emilia Romagna që u zhvillua sot në Imola të Italisë. Kjo ishte fitorja e 65-të në karrierën e Verstappen.
Kampioni i botës katër herë radhazi e nisi garën nga vendi i dytë pas pilotit të McLaren dhe liderit të përgjithshëm, Oscar Piastrí, por e kaloi atë në xhiron e parë dhe nuk e lëshoi kryesimin deri në fund të garës.
Gjithashtu i dha fund serisë së Piastrit prej tre fitoresh radhazi, duke e bërë garën interesante
Piastri përfundimisht humbi vendin e dytë pasi u kalua nga shoku i skuadrës Lando Norris, i cili nisi nga vendi i katërt.
Piloti i Ferrarit, Lewis Hamilton, kaloi vijën e finishit i katërti, Alexander Albon i Williams zuri vendin e pestë dhe Charles Leclerc i Ferrarit zuri vendin e gjashtë.
Humbësi më i madh ishte ndoshta piloti i Mercedesit, George Russell, i cili e nisi garën nga vendi i tretë dhe e përfundoi garën në vendin e shtatë.
Në renditjen e përgjithshme, Piastra kryeson me 146 pikë, Norris është i dyti me 133 pikë dhe Verstappen është i treti me 124 pikë.
Gara e radhës do të zhvillohet pas shtatë ditësh në rrugët e Monakos.
“Shok, me siguri nesër përfundon” – mesazhi që Murseli ia dë...
Joao Pedro arrin një rekord historik në Premier League
FSK-së kryen ushtrimin 36 orësh, kadetët zhvilluan trajnim p...
Policia gjen granata dore dhe uniforma të Policisë së Kosovë...
Avokati Mishetiq: Prokuroria po mundohet t’i largojë provat ...
Naim Murseli kërkon të kontaktojë me fëmijët, kjo është përg...