Piloti holandez Max Verstappen triumfoi në Çmimin e Madh të Amerikës në Formula 1, duke udhëhequr garën nga fillimi deri në fund pa asnjë rrezik serioz.
Në start, Lando Norris humbi vendin e dytë ndaj Charles Leclerc, ndërsa Verstappen ruajti pozicionin e parë dhe krijoi distancë të sigurt.
Pjesa e parë e garës u karakterizua nga përpjekjet e Norris për të kaluar Leclercun, i cili kishte nisur me goma të buta, ndërsa shumica e makinave të tjera kryesuese ishin me goma të mesme.
Pas rifillimit të garës, Norris më në fund arriti të parakalonte Leclerc dhe të rikthehej në vendin e dytë, por Verstappen tashmë kishte krijuar një epërsi prej 10 sekondash.
Leclerc ishte i pari që ndaloi për ndërrim gomash, gjë që e ndihmoi të dilte përpara Norrisit pas pit stop-it. Megjithatë, në fazën finale të garës, Norris ia doli të kalonte sërish francezin dhe ta mbyllte garën në vendin e dytë.
Leclerc përfundoi i treti, Hamilton në të katërtin, ndërsa Piastri, Russell, Tsunoda, Hulkenberg, Bearman dhe Alonso plotësuan dhjetëshen më të mirë.
Në renditjen e kampionatit, Norris ka ulur diferencën me Piastrin në vetëm 14 pikë, ndërsa Verstappen është afruar në 26 pikë nga kreu.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot