Talentët nga Kosova vazhdojnë ta thonë fjalën e saj në futbollin evropian, transmeton arbresh.info.
Një ndër lojtarët me shumë talent që po rritet në Gjermani është edhe Veron Fejzullahi i lindur më 13.09.2006.
11-vjeçari aktivizohet në skuadrën gjermane Bad Tolz me të cilën po vazhdon që të mahnit.
Ai së fundmi ka lënë gjurmë në një turne duke realizuar pesë gola në një ndeshje. “Jam shumë i kënaqur. Do të mundohem që të shënojë sa më shumë gola”, thotë futbollisti i ri kosovar.
Pasioni i tij për futbollin dhe talenti i tij ra në ‘radarin’ e gjigantit të futbollit botëror, Bayern Munchen.
“Ëndrra ime është që të bëhem futbollist i njohur dhe një ditë të luajë në ekipe të mëdha, pse jo edhe në Bayern Munchen”, theksoi Veron Fejzullahi. /arbresh.info/

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...