Dita e mërkurë do të jetë vendimtare për Neymarin.
Sulmuesi brazilian që u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen që Barcelona e humbi 2:0 nga Malaga në udhëtim, rrezikon të humbas ndeshjen me Real Madridin.
Neymar pas largimit nga fusha, duartrokiti gjyqtarin për ndëshkimin e tij me karton të kuq, dhe ky veprim mund t’i kushtojë me dënim më shumë se një ndeshje.
Nëse Neymar ndëshkohet me dy apo më shumë ndeshje, do të humbas ndeshjen kryesore të sezonit, atë të 23 prillit ndaj Real Madridit, ku pritet të vendoset shumëçka rreth titullit të La Ligas.
Për Neymarin, Komiteti Disiplinor do të vendos të mërkurën.
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...
Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari
Ballkani merr kryesimin pas fitores në derbi – Rezultatet dh...
Kusari-Lila:Fuqizimi ekonomik i grave, parakusht për zhvilli...
Nga 1 prilli, rriten qiratë për bizneset në Pallatin e Rinis...
Haradinaj në Bjeshkën e Madhe: Inkurajuese të shohësh rritje...