Para rreth një muaji Vëllaznimi njoftoi se postin e trajnerit të klubit ia besoi Mirel Josës.
Mirëpo kjo aventurë e tij mori fund shumë shpejt, pas një serie të dobët të rezultateve, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra gjakovare përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“KF Vëllaznimi dhe kryetrajneri Mirel Josa, sot kanë arritur marrëveshje të dy anshme për shkëputjen e bashkëpunimit”, thuhet në reagimin e Vëllaznimit.
Me shumë mundësi postin e trajneri të Vëllaznimit pritet ta marrë Xhengis Rexhepi por mbetet të shihet deri në një njoftim të radhës nga klubi./Arbresh.info
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së
Kurti: Ekonomia digjitale në Kosovë arrin 2 miliardë euro
Rënie e lehtë e çmimit të naftës, 1.76 euro për një litër so...