Vëllaznimi dhe Gjilani kanë barazuar 0-0 në njërin nga dy derbit e xhiros së fundit në Vala Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja e zhvilluar në Gjakovë e që ishte e një rëndësie të madhe, mblodhi numër të madh të tifozëve por nuk solli as gola e as fitues.
Fundi i kësaj përballje ishte dramatik, i cili solli edhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta.
Gjithçka filloi me lojtarin e Gjilanit, Gëzim Rusi, që derisa po largohej nga loja duartrokiti tifozët vendas në mënyrë provokative, gjë që bëri që këta të fundit të gjuajnë gjësende të forta në fushë, ku u qëllua Betim Haxhimusa.
Pas kësaj, gjyqtari Genc Nuza ndërpreu ndeshjen për disa minuta, kur mori vendim për zbrazjen e stadiumit, për të rifilluar sërish ndeshjen.
Minutat shtesë të kësaj ndeshje, nuk sollën ndryshim të rezultatit.
Me këtë barazim, Gjilani i është shmangur barazhit për mbetje në Superligën e Kosovës, por jo edhe Vëllaznimi.
Skuadrës nga Gjakova i duhet të mbetjen në Superligë tani nga kërkojë përmes barazhit.
Edhe ndeshja tjetër e zhvilluar në këtë orar mes Drenicës dhe Lirisë, ka përfunduar barazim 1:1.
Rubio: Bisedimet e paqes për Ukrainën kanë ngecur
Kurti takon ekipin e OKB-së në Kosovë, fokusi te sundimi i l...
Zbulohet data kur do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare Shq...
Ndeshen dy automjete në rrugën Prishtinë-Llap, lëndohen tre ...
Konjufca: Integrim në tregun evropian po, dhoma pritjeje jo
AKP bartë rreth 200 mijë hektarë prona pyjore në Ministrinë ...