Vëllaznimi shënoi fitore shumë të rëndësishme nën debutimin e trajnerit Jeronimo Sarin, duke mundur Sigal Prishtinën në kryeqytet me rezultat 85:101 (23:24, 15:26, 21:23, 26:28), në javën e shtatë të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll.
Prishtinasit e nisën ndeshjen më mirë, duke udhëhequr me shtatë pikë 13:6, por kuqezinjtë nuk u dorëzuan për të përmbysur shifrat, ku çereku i parë përfundoi 23:24, derisa mysafirët vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke rritur epërsinë, për të shkuar në pushim me rezultat 38:50.
Në pjesën e dytë, Vëllaznimi arriti të menaxhojë epërsinë për të mos e rrezikuar fitoren dhe për të shënuar fitore shumë të rëndësishme 85:101.
Te vendasit më të mirët ishin Damiree Burns me 21 pikë e 14 kërcime dhe Daniel Lekdrenaj me 22 pikë, kurse te mysafirët më i miri ishte Trey Anderson me 22 pikë e gjashtë kërcime.
Sigal Prishtina ka katër fitore e tri humbje, derisa Vëllaznimi tri fitore e katër humbje./Arbresh.info
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër
“Uniteti i Ukrainës ka më shumë rëndësi”/ Zelensky mesazh pë...
Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje p...