Vëllaznimi është fitues i Kupës në Ligën e Parë, pasi në finale ka mundur AS Prishtinën me rezultat 66:72 (16:21, 18:17, 17:20, 15:14).
Ndeshja ka qenë shumë interesante, ku skuadra kuqezi e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 16:21.
Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, që përfundoi 18:17 për AS Prishtinën. Edhe pjesa e dytë ishte kryesisht e barabartë, ku perioda e fundit përfundoi 17:20 dhe ajo e fundit 15:14, derisa Vëllaznimi triumfoi në fund me rezultat 66:72.

Dion Haxhosaj me 13 pikë e 18 kërcime dhe Ermir Gashi me 13 pikë e 10 kërcime ishin më të dalluarit te AS Prishtina, kurse te skuadra kuqezi u dalluan Arion Balluku me 21 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime dhe Bardh Rexha me 15 pikë e 10 kërcime./arbresh.info.
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...